TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqitjes së parë publike që kur hyri në garën presidenciale, pas tërheqjes së presidentit Joe Biden, tha se trashëgimia e presdentit amerikan është "e pakrahasueshme".
Biden, 81 vjeç, më 21 korrik njoftoi se po tërhiqej nga gara për rizgjedhje. Pas kësaj, ai mbështeti Harris për sigurimin e nominimit nga demokratët për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Trashëgimia e Joe Bidenit gjatë tre vjetëve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne”, tha Harris, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, që u organizuar për nderimin e atletëve amerikanë.
Një ditë më herët, Harris u zotua se do të punojë për të bashkuar Partinë Demokratike “për të mposhtur Donald Trumpin” – kandidatin republikan për president.
Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, Shtëpia e Bardhë tha se Harris do të udhëtojë më 22 korrik për në Uilmington të Dellauerit, për t’u takuar me stafin e fushatës së saj.
Në Dellauer gjendet edhe presidenti Biden, i cili gjendet i izoluar në shtëpinë e tij atje, pasi është infektuar me koronavirus.
Biden u kishte rezistuar me javë thirrjeve për t’u tërhequr nga gara, duke thënë se është personi më i mirë për të mposhtur Trumpin, 78-vjeçar.
Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin nga 19- deri më 22 gisht në Çikago, ku do të emërohet zyrtarisht edhe kandidati i partisë për president./ Rel