TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia australiane që po heton vrasjen e dyshimtë të një gruaje, kufoma e së cilës u gjetën brenda një muri betoni. Autoritet thonë se tashmë kanë identifikuar viktimën dhe besojnë se ajo është vrarë më shumë se një dekadë më parë.
"Tanya Lee Glover ka lindur në vitin 1971, ishte me shikim dhe dëgjim të dëmtuar dhe ka qenë afërsisht 38 vjeç në kohën kur është vrarë", tha policia e Queensland, sipas CNN .
Vdekja e saj u bë publike dhjetorin e kaluar kur pastruesit gjetën eshtrat e gruas pas një muri betoni në bodrumin e një kompleksi apartamentesh në Alderley, një periferi të Brisbane.
U deshën tetë muaj që autoritetet të konfirmonin identitetin e Glover, duke përdorur ADN-në dhe bazat e të dhënave kombëtare.
Duket se Glover jetonte në izolim të plotë pasi ka shumë pak prova për të dhe nuk u raportua e zhdukur.
Policia kontaktoi prindërit e saj dhe ata thanë se kishin humbur kontaktin me të pak para zhdukjes së saj dhe besonin se ajo ishte zhvendosur diku tjetër në vend.