BOTA, 3 Dhjetor 2023, 14:33

U dorëzuan dhe dolën nga gropa me duart lart, ushtarët ukrainas ekzekutohen nga rusët (VIDEO)

U dorëzuan dhe dolën nga gropa me duart lart, ushtarët ukrainas

Zyrtarët e Kievit kanë akuzuar Moskën për krime lufte, pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregon disa ushtarë që qëllojnë dy ushtarë të dorëzuar ukrainas teksa ata dolën nga një gropë me duart e ngritura lart.

Në video shihet një ushtar duke dalë nga një gropë në fushëbetejë me duar të ngritura dhe më pas i shtrirë përtokë. Një tjetër ushtar lëkundet dhe gjithashtu bie në tokë. Trupat ruse më pas duket se hapin zjarr dhe video përfundon.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha: “Videoja tregon një grup njerëzish me uniforma ruse që qëllojnë nga afër dy ushtarë të paarmatosur me uniformën e Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët po dorëzoheshin”.

Reuters nuk mund të konfirmonte në mënyrë të pavarur origjinalitetin, datën ose vendndodhjen e videos. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Rusia mohon të ketë kryer krime lufte gjatë luftës 21-mujore në Ukrainë. Kievi thotë se Rusia rregullisht shkel rregullat e luftës.

“Të qëllosh ata që dorëzohen është krim lufte”, tha avokati i popullit ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets në platformën e mesazheve Telegram.

Oleksandr Shtupun, zëdhënës i komandës ushtarake të Ukrainës Tavria, i tha ueb faqes Ukrainska Pravda se video është “konfirmim i qartë” se Rusia po shkel rregullat e luftës në baza ditore.