BOTA, 3 Dhjetor 2023, 11:05

Vrau turistin dhe plagosi dy të tjerë, kush është autori 26-vjeçar i sulmit të përgjakshëm në Paris

Vrau turistin dhe plagosi dy të tjerë, kush është autori

I lindur në Francë nga prindër iranianë në vitin 1997, 26-vjeçari Armand.R është autori, i cili të shtunën mbrëma vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.

Autori është i njohur për autoritetet që nga viti 2016 për ekstremizëm radikal dhe konsiderohet jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Pak para sulmit, ai publikoi një video në të cilën fliste në arabisht.

Gjatë sulmit, sulmuesi bërtiti ” Allahu është i madh “, sipas një burimi policor, gjë që u konfirmua nga ministri i brendshëm francez.

Gerald Darmanen tha në një konferencë për shtyp se i arrestuari i tha policisë se ishte i zemëruar sepse “shumë myslimanë po vdesin në Afganistan dhe Palestinë”.