TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë. Pak ditë më parë atletja nga Uganda që jeton në Kenia, u sulmua dhe u dogj nga i dashuri i saj dhe u trajtua në spital për djegie në 75 për qind të trupit të saj, njoftoi policia.
BBC raporton se atletja u dogj me benzinë pak ditë më parë nga i dashuri.
Dikson Ndiema Marangach raportohet se ka hyrë në shtëpinë e atletes me një enë me 5 litra benzinë.
Cheptegei kishte shkuar në kishë me fëmijët e tyre dhe kur ajo u kthye, burri i derdhi benzinën dhe i vuri flakën.
Si pasojë e sulmit ajo pësoi djegien në 80 për qind të trupit, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.
I dashuri i atletes 33-vjeçare, Dikson Ndiema Marangach gjithashtu pësoi lëndime nga djegia gjatë sulmit. Ai gjithashtu u shtrua në të njëjtin spital me rreth 30 për qind djegie.
Mendohet se shkak është bërë një konflikt për një tokë. Çifti ka edhe dy fëmijë.