BOTA, 4 Shtator 2024, 22:48

Katër të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA, familjarët e nxënësve rrëfejnë ngjarjen

Katër të vrarë nga të shtënat në një

Katër persona u vranë në të shtënat në shkollën e mesme Apalachee, sipas Byrosë së Hetimit të Georgias. Nëntë persona u dërguan në spital me lëndime, shtoi byroja në një deklaratë të re.

Ata gjithashtu thanë se i dyshuari ishte gjallë dhe në paraburgim.

Familjarët e nxënësve të gjimnazit kanë folur për ngjarjet e ndodhura mëngjesin e sotëm atje.

Shirly Powers, gjyshja e një nxënësi në Apalachee, ka thënë për NBC News se vajza e saj e thirri atë në punë “duke bërtitur se kishte një sulmues” në shkollë.

Vajza e saj “më lutej që të shkoja atje sa më shpejt të ishte e mundur”, thotë Powers.

Ndërsa WSB-TV, një medium lokal i Atlantas, foli me një nënë e cila tha se mësuesi i djalit të saj mbylli derën dhe bllokoi studentët brenda kur dëgjuan të shtëna aty pranë.

Një i dyshuar u arrestua, tha në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow, duke shtuar se janë raportuar viktima, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët policorë dhe personeli mjekësor i urgjencës nxituan në shkollën e mesme Apalachee rreth orës 10:23 të mëngjesit (sipas kohës lokale) “në lidhje me një të shtënë aktive të raportuar”, thuhet në deklaratë.

Shkolla është rreth 70 kilometra në verilindje të qendrës së Atlantës.

Të gjitha kampuset e Shkollave të Qarkut janë futur në një “bllokim të butë” me pjesën më të madhe të aktivitetit të përqendruar rreth Apalachee H.S. ku ishin bashkuar të gjitha makinat e policisë, zjarrfikësit dhe ambulancat.