TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti laburist, Luke Pollard, që përfaqëson Plymouth Sutton dhe Devenport në Britaninë e Madhe, i cili shërben edhe si nën Sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes, është martuar me partnerin e tij, në një ceremoni të zhvilluar disa javë më parë.
Lajmin e ka ndarë vetë deputeti në rrjetin social X, postim që u kthye në viral.
"Sydney është shkëmbi im dhe jam shumë i lumtur që mund ta quaj bashkëshortin tim. Teksa ne rriteshim, ishte e paligjshme që dy burra të martoheshin. Kemi kaluar shumë pengesa. Dashuria fiton", shkroi Pollard.
Ceremonia u zhvillua në Port Elliot në Cornwall.
Some personal news: Sydney and I got married a few weeks ago in a small ceremony at Port Eliot in Cornwall.
— Luke Pollard MP (@LukePollard) September 1, 2024
Sydney is my rock and I’m a very happy man that I get to call him my husband.
When I was growing up it was illegal for two men to marry. We have come a long way. Love wins. pic.twitter.com/ueZT6VcswH