BOTA, 13 Mars 2022, 20:46

Zelensky i jep zemër ushtrisë ukrainase, viziton ushtarët e plagosur në spital: Djema shërohuni shpejt, dhurata më e mirë për guximin tuaj do të jetë…

Zelensky i jep zemër ushtrisë ukrainase, viziton ushtarët e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi këtë të dielë ushtarët e plagosur në një spital lokal në Kiev.

Qëllimi i vizitës ishte për të ngritur moralin e forcave ushtarake dhe për të shpërndarë medaljet e trimërisë në radhët e të plagosurve.

‘Djema, shërohuni shpejt. Besoj se dhurata më e mirë për guximin tuaj do të jetë fitorja jonë e përbashkët!’ shkroi Zelensky në Twitter.

Ai u dha 106 ushtarakëve të forcave të armatosura në Ukrainë titullin “heronjtë e Ukrainës”, 17 prej të cilëve u dhanë pas vdekjes.

Midis tyre ishte togeri i lartë Hutsul Volodymyr Olesksandrovych, ai mori titullin e lartë për veprimet e tij në rajonin Kherson duke shkatërruar 25 njësi të pajisjeve të armikut.

Zelensky i jep zemër ushtrisë ukrainase, viziton ushtarët e

Zelensky i jep zemër ushtrisë ukrainase, viziton ushtarët e