TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hezituar të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë, ai i ka vendosur një ultimatum presidentit rus, Vladimir Putin.
“Do të zbulojmë nëse ai po e vonon procesin ose jo – dhe nëse po, do të përgjigjemi pak më ndryshe”, tha sot Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk mund të them nëse Putini dëshiron vërtet t’i japë fund luftës. Brenda dy javësh, do ta zbulojmë shumë shpejt”, tha Trump.
Kur u pyet se çfarë e pengonte për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, Trump tha: “Vetëm fakti që, kur mendoj se jam afër arritjes së një marrëveshjeje, nuk dua ta prish atë duke i imponuar ato”.
“Jam shumë i zhgënjyer nga ajo që ndodhi disa netë më parë, ku shumë njerëz u vranë në mes të asaj që do ta quanim negociata. Jam shumë i zhgënjyer nga kjo. Shumë, shumë i zhgënjyer”, tha Trump.
Në ditët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me një valë bombardimesh me dronë dhe raketa.
Trump tha dje në platformën e tij “Truth Social” se Putini po luante me zjarrin.