TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia iu përgjigj në një mënyrë veçanërisht të ashpër dhe agresive postimit të Donald Trump, i cili pak më parë nëpërmjet Trurh Social e kishte "paralajmëruar" Vladimir Putinin të mos luante me zjarrin, ndërsa vuri në dukje gjithashtu se nëse vetë presidenti amerikan nuk do të kishte ndërhyrë, shumë gjëra të këqija do të kishin ndodhur në Rusi.
Përgjigja ndaj deklaratave të Trump erdhi nëpërmjet zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, i cili nuk foli as shumë dhe as pak për Luftën e Tretë Botërore:
"Unë di vetëm një gjë që është vërtet e keqe dhe kjo është Lufta e Tretë Botërore, shpresoj që Trump ta kuptojë këtë", tha ai.