BOTA, 28 Maj 2025, 15:55

Gjermania vendosi t’i ofrojë fonde Ukrainës për raketa me rreze të gjata! Reagon Moska: Qëndrimi i papërgjegjshëm, provokim për…

Gjermania vendosi t’i ofrojë fonde Ukrainës për raketa me

Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fonde për raketa me rreze të gjatë veprimi.

Sky News raporton se Kremlini e ka përshkruar veprimin e fundit të Gjermanisë si një provokim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë.

“Ky është një trend shumë i rrezikshëm, një qëndrim i papërgjegjshëm që Gjermania po merr”, tha zëdhënësi rus Dmitry Peskov.

Kujtojmë se kancelari Friedrich Merz, njoftoi më herët sot se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë.