BOTA, 28 Maj 2025, 17:30

Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me emigrantë, 6 të vdekur

Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me

Të paktën gjashtë persona humbën jetën kur një varkë që transportonte emigrantë me destinacion Ishujt Kanarie të Spanjës u përmbys pranë ishullit El Hierro, ndërsa ekipet e shpëtimit po e shoqëronin atë në portin e La Restingas.  Sipas transmetuesit shtetëror TVE, në bord të anijes ndodheshin afërsisht 180 persona.

Një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit detar të ishullit deklaroi se arsyeja e përmbysjes së anijes ishte lëvizja e shumë pasagjerëve në njërën anë. Pamjet e transmetuara nga TVE, kapin momentin kur varka fundoset dhe emigrantët përfshirë fëmijë bien në ujë. Shumë prej tyre po përpiqeshin të ngjiteshin në varkën e shpëtimit aty pranë, ndërsa ekuipazhi po u hidhte jelekë shpëtimi.  Një helikopter ambulance u dërgua gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të nxirrnin migrantët nga deti, sipas shërbimeve të emergjencës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, numri i migrantëve që mbërrijnë në Ishujt Kanarie nga Afrika Perëndimore arriti një nivel historik në vitin 2024, me të njëjtin numër që shënoi një rënie këtë vit. Rruga e migrimit në Atlantik është veçanërisht e rrezikshme, pasi kushtet e këqija të motit mund të shkaktojnë lehtësisht përmbysjen e anijeve të improvizuara që përdorin shumica e migrantëve për të bërë udhëtimin.

Sipas të dhënave nga organizata për të drejtat e migrantëve, Walking Borders, në pesë muajt e parë të vitit 2024, 4,808 persona humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në Ishujt Kanarie nga vende të ndryshme të Afrikës Perëndimore, si Maroku, Mauritania, Senegali dhe Gambia.