BOTA, 23 Shkurt 2025, 21:23

Trump përshëndet fitoren e konservatorëve në Gjermani: Një ditë e madhe për shtetin gjerman dhe SHBA-në

Trump përshëndet fitoren e konservatorëve në Gjermani:

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur fitoren e aleancës konservatore të Gjermanisë, CDU/CSU, duke e quajtur këtë një ditë të madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në platformën “Truth”, Trump theksoi se edhe populli gjerman është lodhur nga agjendat e paarsyeshme që lidhen me energjinë dhe emigracionin, të cilat kanë dominuar për shumë vite.

Në zgjedhjet e së dielës, aleanca konservatore fitoi rreth 28.5% të votave, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD), e mbështetur nga Elon Musk, fitoi 20%.

Kancelari aktual Olaf Scholz pranoi humbjen e partisë së tij dhe tha se do të punojnë për të siguruar rezultate më të mira në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e vendit.

Trump përshëndet fitoren e konservatorëve në Gjermani: