BOTA, 23 Shkurt 2025, 20:41

Si do të duket Bundestagu i ardhshëm, dy partitë që rrezikojnë të mos sigurojnë vende

Si do të duket Bundestagu i ardhshëm, dy partitë që

BBC ka publikuar një imazh, që tregon sesi do të duket Bundestagu i ardhshëm gjerman, ndërsa konservatorët sipas sondazheve fitojë zgjedhjet, ndërsa e dyta renditet partia e së djathtës ekstreme AfD.

Si do të duket Bundestagu i ardhshëm, dy partitë që

Por ky imazh ende mund të ndryshojë në mënyrë dramatike, sipas BBC, pasi ende nuk dihet nëse dy nga partitë më të vogla do të hyjnë në Bundestag, e majta populiste BSW dhe FDP liberale janë aktualisht në 0 vende. Por të dy janë shumë afër 5% që u duhet për të pasur deputetë.

Një projeksion nga transmetuesi tjetër publik gjerman ZDF sugjeron se partia BSW e Sahra Wagenknecht do të marrë 5% që i nevojiten për të hyrë në Bundestag.

Nëse kjo konfirmohet, numrat e vendeve do të ndryshojnë dhe krijimi i koalicionit për Friedrich Merz do të bëhet edhe më i ndërlikuar.

Si ndahen vendet në Bundestagun gjerman, sipas Exit Polleve:

CDU/CSU 210 vende

AFD 147 vende

SPD 118 vende

Të gjelbërit 92 vende

E majta 62

E majta populiste BSW 0 vende

FDP liberale 0 vende.

Si do të duket Bundestagu i ardhshëm, dy partitë që