BOTA, 23 Shkurt 2025, 18:23

Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, publikohen sondazhet e para me partitë që kryesojnë

Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, publikohen sondazhet e para me

Në Gjermani është mbyllur procesi i votimit dhe janë publikuar sondazhet e para. 

Exit poll-i nga transmetuesi ZDF:

CDU – CSU – 28,5%

AFD – 20%

SPD – 16.5%

Gjelbrit – 12%

Die Linke – 9%

FDP – 5%

BSW – 5%

Exit-poll nga transmetuesi gjerman ARD:

CDU – CSU – 29%

AFD – 19,5%

SPD – 16%

Gjelbrit – 13.5%

Die Linke – 8.5%

FDP – 4.9%

BSW – 4.7%

Bazuar në këto sondazhe, Friedrich Merz i CDU-së do të kërkojë të formojë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë.

SDP e kancelarit aktual Olaf Scholz është në rrugën e rezultatit më të keq të pasluftës, ndërsa partia e ekstremit të djathtë AfD duket se është në majë të rezultatit të tyre më të mirë ndonjëherë, pasi ka siguruar pak më shumë se 10 për qind në zgjedhjet e fundit në 2021.

Nëse konfirmohen këto shifra, nuk është e qartë nëse ai mund të formojë një koalicion vetëm me një parti tjetër, Social Demokratët. Gjithçka mund të varet nga fakti nëse njëra nga partitë e tjera hyn në parlament apo jo.

Nëse i duhet të gjejë një palë të tretë, mund të marrë kohë.

Por ana tjetër është se partia kundër imigracionit Alternativa për Gjermaninë (AfD) do të bëhet forca e dytë më e madhe në politikën gjermane.

Katër vjet më parë ata morën vetëm 10.4% dhe tani janë në rrugën e duhur për 19.5%-20%, sipas exit poll-eve.

Exit poll-et bazohen në anketat e votuesve që sapo kanë hedhur votën e tyre në qindra qendra votimi përfaqësuese. Ato priren të jenë relativisht të sakta, por nuk do të na duhet të presim shumë përpara se të marrim parashikime të cilat do të bazohen në rezultatet fillestare.