BOTA, 23 Shkurt 2025, 19:10

Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet e nxjerrin forcë të tretë, reagon partia e Scholz: Sonte, një mbrëmje e hidhur

Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet e nxjerrin forcë të tretë,

Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke e cilësuar humbjen si “historike” dhe një mbrëmje të hidhur për partinë.

Ai theksoi se koalicioni, i formuar nga SPD-ja, ka dështuar dhe është rrëzuar nga zgjedhësit.

Në një përgjigje për mundësinë që SPD-ja të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, Miersch tha se fjalën e fundit do ta kenë anëtarët e partisë, duke lënë të hapur mundësinë e një vendimi brenda-partiak, mbi hapat që do të ndjekin pas këtyre rezultateve.

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë 29 për qind të votave. AfD-ja 19.5 për qind, kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament.

Kurse për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW) nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind.

Ky është parashikimi i parë për zgjedhjet parlamentare 2025 pas mbylljes së qendrave të votimeve:

Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet e nxjerrin forcë të tretë,