BOTA, 27 Maj 2025, 00:49

Makina hyn mes turmës, dhjetëra të plagosur në Liverpool

Makina hyn mes turmës, dhjetëra të plagosur në Liverpool

Katër fëmijë janë mes dhjetëra personave të plagosur pasi një makinë përplasi një turmë gjatë paradës së Liverpool FC.

Njëzeteshtatë persona janë dërguar në spital, dhe dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda – përfshirë një fëmijë, sipas Shërbimit të Ambulancës së Veriut-Perëndim.

Një burrë britanik 53-vjeçar është arrestuar dhe besohet se është drejtuesi i automjetit, sipas Policisë së Merseyside.

Autoritetet thonë se “incidenti nuk po trajtohet si akt terrorist.”

Mijëra njerëz ishin në rrugët e qytetit për paradën e fitores së Liverpool FC në Premier League – klubi ka ofruar mbështetjen e plotë për shërbimet e emergjencës.

Kryeministri Keir Starmer tha se “pamjet nga Liverpool janë të tmerrshme” dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë.