BOTA, 4 Tetor 2025, 19:35

“Trump na shpëto, jepi fund luftës tani!”/ Turma të mëdha mblidhen në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv

“Trump na shpëto, jepi fund luftës tani!”/ Turma të

Mbrëmjen e sotme, turma të mëdha janë mbledhur në Tel Aviv për një tubim që kërkon lirimin e pengjeve.

Një numër i madh njerëzish ka mbushur Sheshin e Pengjeve, shumë prej tyre duke mbajtur flamuj izraelitë dhe fotografi të pengjeve që mbahen në Gaza.

Disa prej tyre mbajnë gjithashtu mesazhe për presidentin amerikan.

“Ne e duam Trumpin", shkruante një pankartë.
“Trump, na shpëto, jepi fund luftës tani,” thotë një tjetër.

“Trump na shpëto, jepi fund luftës tani!”/ Turma të

Kanë shpërthyer thirrje si: “Pse ata janë ende në Gaza? Sillini të gjithë në shtëpi tani” dhe “Derisa të kthehen të gjithë, të gjithë jemi pengje.”

Ende po pritet që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të japë një deklaratë, e cila duket se është shtyrë.