TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr zyrtarisht nominimin e Mark Brnovich për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Serbi, sipas një njoftimi të publikuar në faqen e Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.
Vendimi është bërë publik këtë javë, ndërsa administrata nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e tërheqjes.
Trump e kishte propozuar Brnovichin për këtë detyrë në fund të marsit, duke e cilësuar atë si “mbrojtës të fuqishëm të lirisë” dhe përfaqësues që “do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”. Posti i ambasadorit amerikan në Beograd mbetet vakant që nga janari i këtij viti, kur Christopher Hill u largua pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.