BOTA, 4 Tetor 2025, 18:36

Brnovich pas tërheqjes së nominimit si ambasador i SHBA në Serbi: “Deep State” s’e deshi emërimin tim

Brnovich pas tërheqjes së nominimit si ambasador i SHBA në Serbi:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tërhoqi nominimin e Mark Brnovich për ambasador të SHBA-ve në Serbi. Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i Brnovich, i cili akuzoi të ashtuquajturin “Deep State”, për pengimin e emërimit të tij.

“Faleminderit presidentit Trump për nominimin, por meqë procesi u zvarrit, u bë e qartë se burokracitë e ‘Deep State’ nuk dëshirojnë që në Serbi të shërbejë dikush me prejardhje politike, etnike dhe fetare si e imja. Besoj se qëndrimi pranë familjes dhe angazhimi në politikën lokale në Arizona është rruga më e mirë për momentin”, tha ai.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, ndërsa arsyet e tërheqjes nuk janë bërë të ditura.

Nominimin e tij e kishte shpallur Donald Trump më 28 mars përmes rrjetit të tij social “Truth”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Serbi që nga janari, kur mandatin e tij e përfundoi Christopher Hill.