TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 15 persona kanë vdekur në një aksident në Gadishullin Jukatan, sipas sekretarit të shtetit për sigurinë publike të Meksikës.
Aksidenti ndodhi në autostradën midis Meridës dhe Campeche, duke vrarë pasagjerët e një rimorkioje, një makine dhe një taksie.
Përplasja e automjeteve të përfshira shkaktoi zjarr të fuqishëm, i cili ishte edhe shkaku kryesor i bilancit tragjik.
“Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjet në këtë moment dhimbjeje të madhe”, tha Guvernatori i Jukatanit, Joaquín Díaz Mena, në një postim në X.
“Që nga raporti i parë (i aksidentit) emergjenca, shërbimet e sigurisë dhe shëndetësore janë përfshirë, duke ofruar ndihmë të menjëhershme”, theksoi zyrtari.
Pamjet e aksidentit të frikshëm u shpërndanë nga mediat menjëherë, teksa mjetet u bënë copash dhe rruga u përgjak nga përplasja fatale.
‼️Tragedia en Mérida-Campeche, al momento 15 fallecidos
Sucedió en el kilómetro 127, tramo Chocholá-Kopomá
Los involucrados: camión de carga, un vehículo particular y un taxi colectivo
????Nadie controla las carreteras mexicanas, la autoridades sólo se dedican a extorsionar… pic.twitter.com/efMFDEdzHp
— PERIÓDICO SupreMo ???? (@Diario_Supremo) September 14, 2025