BOTA, 15 Shtator 2025, 16:11

Grurë për makina kineze, Rusia ringjall tregtinë e shkëmbimit ‘mall me mall’ për të shmangur sanksionet perëndimore

Grurë për makina kineze, Rusia ringjall tregtinë e

Sanksionet në fuqi dhe ato në pritje të paralajmëruara nga SHBA dhe BE kanë vënë në lëvizje Rusinë për të gjetur alternativa të tjera tregtie. Një prej tyre është shkëmbimi “mall me mall” dhe kjo, nëpërmjet partnerit të saj strategjik, Kinës.

Reuters” informon se shkëmbimi i mallrave me metodën e vjetër është në rritje në tregtinë e jashtme të Rusisë, për herë të parë që nga vitet 1990. Ndërsa kompanitë që kërkojnë të anashkalojnë sanksionet perëndimore shkëmbejnë grurin me makina kineze dhe farat e lirit me materiale ndërtimi.

Kjo, në mënyrë që të dyja vendet të mos bien në sy dhe që t’i rrëshqasin sanksioneve apo penalizimeve të tjera. Kina nga ana e saj ka zhvilluar dy ditë bisedime tregtare me rivalin e saj, SHBA-të në Madrid të Spanjës, teksa u njoftua një dakordësi për tarifat doganore në zbutjen e tyre dhe një marrëveshje për rrjetin social TikTok, nëpërmjet kalimit të pronësisë së kontrolluar.