BOTA, 20 Qershor 2025, 17:21

SHBA vendos sanksione të reja kundër Iranit! Në listë edhe kompani nga Hong Kongu

SHBA vendos sanksione të reja kundër Iranit! Në listë edhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur një raund të ri sanksionesh ndaj Iranit, në kuadër të masave për luftën kundër terrorizmit. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, sanksionet përfshijnë gjithashtu dy entitete me seli në Hong Kong.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) njoftoi se masat ndëshkuese prekin të paktën 20 entitete, pesë individë dhe tre anije të lidhura me aktivitetet e ndaluara.

Këto masa janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të ndalur rrjetet financiare dhe logjistike që, sipas Uashingtonit, mbështesin aktivitetet terroriste dhe destabilizuese të Iranit në rajon.