BOTA, 28 Shkurt 2025, 21:33

Trump e “përzuri” Zelenskyn pas debatit, zbardhen detajet, lideri ukrainas telefonon liderët e BE

Trump e “përzuri” Zelenskyn pas debatit, zbardhen detajet,

Detaje të reja janë zbuluar pas takimit aspak të qetë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Mediat amerikane shkruajnë se pas batutave të ashpra, presidenti amerikan i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, Rubio që të njoftojë delegacionin ukrainas se duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe se do të ketë mundësi të kthehet vetëm nëse do të jetë i gatshëm për armëpushim.

Por kjo përballje nuk është parë mirë as brenda Shteteve të Bashkuara. Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer deklaroi disa minuta pas takimit se në këtë mënyrë Donald Trump dhe mëkëmbësi i tij Vance po luajnë lojën e pisët të Vladimir Putini.

Ndërkohë që mësohet se menjëherë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Zelensky ka pasur një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Përplasja në Zyrën Ovale

rump, Vance dhe Zelensky ngritën zërin ndaj njëri-tjetrit, me presidentin dhe nënpresidentin amerikan që e pyetën Zelenskyn nëse ai ka shprehur mirënjohje për ndihmën amerikane dhe i thanë se po "luan kumar" me Luftën e Tretë Botërore.

Gjatë takimit, Vance tha se "rruga drejt paqes dhe prosperitetit mund të jetë angazhimi në diplomaci", duke kritikuar "rrugën e Joe Biden", të cilën e përshkroi si "rrahje gjoksi dhe pretendim se fjalët e SHBA-ve kanë më shumë rëndësi sesa veprimet e saj".

"Çfarë lloj diplomacie, JD, po flet? Çfarë do të thuash?" u kundërpërgjigj Zelensky ndaj Vance, pasi përshkroi historinë e marrëdhënieve të Ukrainës me Rusinë që nga aneksimi i Krimesë në 2014. Ai gjithashtu e pyeti nëse nënpresidenti kishte vizituar ndonjëherë Ukrainën.

"Zoti President, me gjithë respektin. Mendoj se është e pabesueshme që ju të vini në Zyrën Ovale dhe të përpiqeni ta diskutoni këtë çështje para mediave amerikane tani," e qortoi Vance, Zelenskyn.

Trump i thotë Zelenskyt se po "luan kumar" me Luftën e Tretë Botërore në një përplasje të tensionuar në Zyrën Ovale
Më vonë, Trump ndërhyri, duke i thënë presidentit ukrainas: "Nuk je në pozitë për të diktuar se çfarë duhet të ndiejmë… Ti, tani për tani, nuk je në një pozitë të mirë," përpara se të ngrinte zërin dhe t'i thoshte Zelenskyt: "Po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore."

"A ke thënë ndonjëherë faleminderit?" e pyeti Vance më vonë Zelenskyn, ndërsa Trump shtoi: "Duhet të jesh mirënjohës; ti nuk i ke kartat në dorë. Je i bllokuar atje."

"Nuk po sillesh aspak me mirënjohje," përfundoi presidenti amerikan.

Trump e “përzuri” Zelenskyn pas debatit, zbardhen detajet,