BOTA, 27 Shkurt 2025, 20:14

Trump takohet me kryeministrin britanik, Starmer, batuta për Zelenskyn: Nuk më besohet që e quajta diktator!

Trump takohet me kryeministrin britanik, Starmer, batuta për Zelenskyn: Nuk

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ndodhet në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Donald Trump mbi Ukrainën dhe mbrojtjen. 

Trump thotë se Starmer është "një njeri i veçantë – dhe Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm".

Starmer i dorëzoi Trump një letër nga Mbreti Charles, duke e ftuar presidentin për një vizitë shtetërore në MB – të cilën Presidenti amerikan e pranoi. 

Gjatë bisedës me gazetarët u prekën çështje të ndryshme, mes të cilave tarifat dhe çështjet e sigurisë. 

Starmer adresoi deklaratat e JD Vance lidhur me lirinë e shprehjes, duke thënë se është mjaft krenar për lirinë e shprehjes në Britani. 

Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se ai beson që elementi i sigurisë në një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës do të jetë i lehtë për t’u arritur.

Ai vazhdoi duke thënë se biseda e vështirë është përcaktimi nëse kemi një marrëveshje. Megjithatë, presidenti tha se beson që si Rusia ashtu edhe Ukraina do të bien dakord për një marrëveshje armëpushimi.

I pyetur nëse ende mendon se Presidenti i Ukrainës, Zelensky, është diktator, Trump përgjigjet: "E thashë unë atë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë. Pyetja tjetër."

Të premten, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, do të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar atë që Trump e quan një "marrëveshje shumë të madhe" mbi mineralet.