TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Takimi Trump-Zelensky ka qenë mjaft i tensionuar edhe para gazetarëve, me shkëmbime të forta mes palëve.
Trump, Vance dhe Zelensky ngritën zërin ndaj njëri-tjetrit, me presidentin dhe nënpresidentin amerikan që e pyetën Zelenskyn nëse ai ka shprehur mirënjohje për ndihmën amerikane dhe i thanë se po "luan kumar" me Luftën e Tretë Botërore.
Gjatë takimit, Vance tha se "rruga drejt paqes dhe prosperitetit mund të jetë angazhimi në diplomaci", duke kritikuar "rrugën e Joe Biden", të cilën e përshkroi si "rrahje gjoksi dhe pretendim se fjalët e SHBA-ve kanë më shumë rëndësi sesa veprimet e saj".
"Çfarë lloj diplomacie, JD, po flet? Çfarë do të thuash?" u kundërpërgjigj Zelensky ndaj Vance, pasi përshkroi historinë e marrëdhënieve të Ukrainës me Rusinë që nga aneksimi i Krimesë në 2014. Ai gjithashtu e pyeti nëse nënpresidenti kishte vizituar ndonjëherë Ukrainën.
"Zoti President, me gjithë respektin. Mendoj se është e pabesueshme që ju të vini në Zyrën Ovale dhe të përpiqeni ta diskutoni këtë çështje para mediave amerikane tani," e qortoi Vance, Zelenskyn.
Trump i thotë Zelenskyt se po "luan kumar" me Luftën e Tretë Botërore në një përplasje të tensionuar në Zyrën Ovale
Më vonë, Trump ndërhyri, duke i thënë presidentit ukrainas: "Nuk je në pozitë për të diktuar se çfarë duhet të ndiejmë… Ti, tani për tani, nuk je në një pozitë të mirë," përpara se të ngrinte zërin dhe t'i thoshte Zelenskyt: "Po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore."
"A ke thënë ndonjëherë faleminderit?" e pyeti Vance më vonë Zelenskyn, ndërsa Trump shtoi: "Duhet të jesh mirënjohës; ti nuk i ke kartat në dorë. Je i bllokuar atje."
"Nuk po sillesh aspak me mirënjohje," përfundoi presidenti amerikan.

Pas një debati të gjatë dhe të ashpër mes Trump, Vance dhe Zelensky, një gazetar e pyeti presidentin amerikan: "Po sikur Rusia ta shkelë armëpushimin?"
"Po sikur ata—po sikur çfarëdo? Po sikur një bombë të bjerë mbi kokën tënde tani?" u përgjigj Trump, duke shtuar: "OK, çfarë kanë shkelur? Nuk e di. E shkelën me [ish-presidentin Joe] Biden, sepse Biden nuk e respektonte atë. Ata nuk e respektuan [ish-presidentin Barack] Obamën. Mua më respektojnë."
Trump vazhdoi, duke përmendur "gjuetinë e shtrigave" dhe akuzat se kishte bashkëpunuar me Rusinë për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
"Më lejoni t'ju them, Putini kaloi një ferr të vërtetë me mua. Ai kaloi një gjueti të rreme shtrigash ku ata e përdorën atë dhe Rusinë, Rusi, Rusi, Rusi," u tha Trump gazetarëve përpara Vance dhe Zelensky.
