TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas një takimi të tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump, dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky i cili përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje për mineralet e rralla
Pas përfundimit të takimit, Macron shkroi në Twitter: “Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima e agresionit. Ishim të drejtë kur e ndihmuam Ukrainën dhe vendosëm sanksione ndaj Rusisë tre vjet më parë – dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”
Shtëpia e Bardhë mohoi raportimet se presidenti Zelensky u largua pas një debati të ashpër me presidentin Trump, duke deklaruar se ishte Trump ai që përzuri Zelenskyn.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi për mediat amerikane se presidenti Trump vendosi t’i japë fund takimit pasi nuk u arrit një konsensus mbi marrëveshjen e propozuar.
Takimi kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do t’i siguronte SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, në këmbim të ndihmës ekonomike prej 500 miliardë dollarësh.
Megjithatë presidenti Zelensky refuzoi propozimin, duke deklaruar se “nuk mund ta shesë vendin e tij” dhe se ishte i gatshëm të punonte për një “dokument serioz” vetëm nëse SHBA do të jepte garanci sigurie.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur administrata Trump ka ndryshuar politikën e saj ndaj Ukrainës, duke i dhënë fund izolimit mbi trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Rusisë.
Analistët vlerësojnë se dështimi i këtij takimi mund të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë dhe në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.