TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë ka dështuar dhe nuk është arritur një marrëveshje.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shpërndarë një deklaratë pas takimit të tij me Presidentin e Ukrainës, ku thotë se Zelensky nuk është gati për paqe dhe se ka treguar mungesë respekti ndaj SHBA-ve.
"Sot patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë. U mësuan shumë gjëra që kurrë nuk mund të kuptoheshin pa një bisedë nën një presion kaq të madh. Është e mahnitshme se çfarë del në pah përmes emocioneve, dhe kam përcaktuar që Presidenti Zelensky nuk është gati për Paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai ndien se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Unë nuk dua avantazh, unë dua PAQE. Ai ka treguar mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zyrën e çmua Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për Paqe", thotë Trump.
Biseda mes Trump dhe Zelensky përpara gazetarëve ka qenë mjaft e tensionuar. Ata janë përplasur në një shkëmbim të jashtëzakonshëm në Shtëpinë e Bardhë, me Trump-in që i tha presidentit ukrainas: "Bëj një marrëveshje ose ne largohemi".
Presidenti i SHBA-ve i thotë homologut të tij ukrainas që të jetë "mirënjohës" dhe e akuzon atë se po "luan kumar me Luftën e Tretë Botërore".
Zelensky thotë se nuk duhet të ketë "asnjë kompromis" me Vladimir Putinin – por Trump thotë se Kievi do të duhet të bëjë lëshime për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë.
