BOTA, 13 Prill 2022, 10:15

Cilët janë të besuarit, që e shtyjnë Putin-in t’i shkojë deri në fund luftës dhe misteri i arrestimit të Surkov-it?

Cilët janë të besuarit, që e shtyjnë Putin-in t’i

Një nga mbështetësit më të flaktë të qëndrimit se lufta duhet të shkojë deri në fund është Dmitry Medvedev, bashkëpunëtori që Vladimir Putin i beson më shumë.

Është ai, i cili ka qenë edhe president për t’ia mbajtur karrigen ngrohtë Shefit.

Por kur nuk mund të qëndronte më për të tretën herë drejtoi patrullën e skifterëve.

Ai është i bindur për të interpretuar vullnetin e zotit të Kremlin-it.

Dhe brenda grupit, konkurrenca nuk është e ndaluar- sidomos nëse është e vërtetë që ideologu i “demokracisë së udhëhequr”, ish-këshilltari shumë i respektuar i Putin-it Vladislav Surkov, ka përfunduar në arrest shtëpiak me akuzën e vjedhjes së parave që janë përdorur pas vitit 2014, për të konsoliduar kontrollin rus mbi Donbass.

Lajmi vjen nga kundërshtari Ilya Ponomariov i cili thotë se e ka marrë nga një burim i sigurt.

Por nuk ka konfirmime të tjera për momentin.

Surkov do të ishte viktimë e armiqve të tij brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

I njëjti fat u rezervua edhe për dy agjentë të lartë të inteligjencës që ishin marrë me çështjen e Ukrainës dhe të cilët janë arrestuar javët e fundit.

Ujëra të trazuara ka këto kohë mes skifterëve dhe duhet të jeni te shkathët, ndoshta për të ndryshuar pozicion nëse Shefi vendos një rrugë tjetër.

Se si duhet të jenë të gatshëm të bëjnë të gjithë, nga Ramzan Kadyrov, mjeshtri i Çeçenisë, te kryetari i Dumës, Viacheslav Volodin.

Rasti i Medvedevit është shembullor.

Në vitin 2008 ai u zgjodh president dhe qëndroi në Kremlin për katër vjet.

Në atë kohë, ai dukej se ishte përfaqësuesi kryesor i reformistëve dhe demokratëve.

Ai ka dhënë intervistën e tij të parë për Novaya Gazeta.

“Stabiliteti dhe një jetë e begatë absolutisht nuk mund të zënë vendin e të drejtave dhe lirive politike”, tha ai.

Një vit më pas mbajti një fjalim shumë të ashpër kundër represioneve staliniste.

Radio Echo në Moskë (tani e mbyllur, si Novaya) e krahasoi atë me atë të mbajtur nga Hrushovi në 1956 dhe që ekspozoi krimet e diktatorit gjeorgjian.

Medvedev i konsideroi sanksionet kundër Iranit “të paefektshme”, por “me njëfarë kuptimi”.

Sot gjëmon kundër Perëndimit, kundër Ukrainës që nuk ka arsye të ekzistojë dhe kundër sanksioneve, “një akt agresioni ndërkombëtar, një formë lufte hibride”.

Më konsekuent duket se është Kadyrov, i cili ka ndryshuar pozicion vetëm një herë në jetë.

Kur si gueril antirus u mund rëndë.

Që atëherë ai është bërë njeriu i Putin-it në Kaukaz dhe ka qenë gjithmonë një linjë e ashpër, në të vërtetë një linjë shumë e ashpër.

Kundër kundërshtarëve, homoseksualëve, perëndimorëve, ukrainasve.

Por ndër më besnikët ka edhe nga ata që nuk ia bëjnë vetes problemin e zgjedhjes së një linje, të qenurit pro apo kundër.

Ashtu si Yevgeny Prigozhin, i njohur si “kuzhinieri i Putin-it”, edhe nëse në realitet kënaqësitë që i bëri Vladimir Vladimirovich janë mbi të gjitha.

E tij ishte “fabrika e trolleve” e famshme për hakerimin e faqeve amerikane në kohën e zgjedhjes së Trump.

Është Wagner (megjithëse ai e mohon) të dërgojë veteranë rusë për të luftuar nëpër botë.

Tani ata po “ndihmojnë” në Ukrainë. Pa bërë shumë pyetje se çfarë është e drejtë apo jo e drejtë të bëhet.