BOTA, 26 Qershor 2022, 13:43

Tragjedia në klubin e natës/ Mister shkaku i vdekjes së 20 të rinjve, raportohet për 35 persona të zhdukur! Familjarët në ankth për fatin e tyre

Tragjedia në klubin e natës/ Mister shkaku i vdekjes së 20

Ka shkuar në 20 numri i të rinjve që u gjendën te vdekur brenda ambienteve të një klubi nate në East London në Afrikën Jugore.

Rrethanat e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa një zëdhënës i departamentit të shëndetësisë në Eastern Cape tha për Neës24 se trupat e pajetë u dërguan në disa morgje të ndryshme.

“Ne do të bëjmë autopsinë sa më shpejt të jetë e mundur për të përcaktuar shkakun e mundshëm të vdekjes së tyre”, deklaroi Siyanda Manana.

Ndërsa raportohet se dy persona janë në gjendje kritike në spital. 17 prej viktimave u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë humbën jetën në spital.

Gjithsej 35 persona raportohen të zhdukur. Zëdhënësi i policisë, Thembinkosi Kinana, u shpreh se viktimat janë të moshës 18 deri në 20 vjeç.

Ndërkohë familjarët e të rinjve janë mbledhur jashtë “Enyobeni Tavern”, ndërsa policia i ka ndaluar të hyjnë brenda ambienteve të klubit.

Daily Dispatch informon se trupat e pajetë të të rinjve janë gjetur të dyshemenë e klubit (sikur u rrëzuan në dysheme papritmas ndërsa kërcenin ose në mes të një bisede), të tjerë të rrëzuar në karrige dhe të shtrirë në tavolina.