BOTA, 26 Qershor 2022, 11:30

“Bota po na shikon, le të marrim vendimet e duhura”- Lufta në Ukrainë fokusi i bisedimeve në samitin e G7, Charles Michel: Do financojmë ndërtimin e saj

“Bota po na shikon, le të marrim vendimet e duhura”- Lufta

Presidenti Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar në samitin e G7 në Bavari se lufta e Rusisë ka vendosur në rrezik botën, duke shtuar se ka ndikuar në furnizimet me ushqime dhe karburant, rritjen e çmimeve dhe ka shtuar pasigurinë.

Ai u shpreh se G7 dhe BE kanë “unitet të palëkundur” në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Bashkimi Europian do vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare, humanitare dhe politike për Ukrainën, si edhe në rindërtimin e saj”, tha Michel.

Ai shtoi se lufta po i jep formë edhe Bashkimit Evropian, me statusin e vendit kandidat që iu dha Ukrainës dhe Moldavisë.

“Lufta do të thotë se bota ka ndryshuar që nga samiti i G7 i vitit të kaluar në Cornwall”, tha Michel, duke shtuar “bota po na shikon, le të marrim vendimet e duhura dhe të mbrojmë ligjin ndërkombëtar”.