TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 42-vjeçar u arrestua nga policia për ngjarjen e rëndë të shënuar një mbrëmje më parë në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo.
I arrestuari ka hapur zjarr ndaj një turme njerëzish, ku ka qëlluar për vdekje dy persona, ndërsa 21 të tjerë u plagosën. 10 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Sipas BBC, policia norvegjeze e konsideron këtë ngjarje akt terrorist, teksa fajin ia ka vendosur “ekstremizmit islamik”.
Dëshmitarët e ngjarjes janë shprehur se 42-vjeçari nxorri një pistoletë nga çanta që kishte, dhe nisi të qëllonte.
Dyshohet se motivi i kësaj ngjarje ka të bëjë me paradën e komunitetit LGBTIQ që do të zhvillohej në Norvegji. Parada pritej të mbahej ditën e sotme, por pas ngjarjes së rëndë, u anulua.
Por kjo nuk i ka ndaluar anëtarët dhe mbështetësit e këtij komuniteti që të dalin në sheshe dhe të protestojnë.