BOTA, 26 Qershor 2022, 13:31

“Eksporti i dytë më i madh i Moskës, pas energjisë”- Presidenti Joe Biden: G7 do të ndalojë importet e arit nga Rusia, synojmë izolimin…

“Eksporti i dytë më i madh i Moskës, pas

Një njoftim zyrtar pritet të martën në kuadër të takimit vjetor ttë grupit të shtatë vendeve më të industrializuara.

Presidenti Biden dhe aleatët e tij të G7, fillojnë të dielën takimin e nivelit të lartë për të diskutura strategjitë për të siguruar furnizimet me energji dhe për të trajtuar inflacionin, në përpjekje për të parandaluar që pasojat e agresionit rus në Ukrainë të dëmtojnë koalicionin global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Disa orë përpara hapjes së takimit, Rusia kreu sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, sulmet e para të të tilla nga Rusia në tre javë.

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden thanë se ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë dhe se ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë për Rusinë pjesëmarrjen në tregjet botërore. /VOA