TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër emigrantë kanë humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit, gjatë një përpjekje për të kaluar kanalin e La Manshit me gomone drejt Britanisë së Madhe.
Një operacion i forcave britanike, arriti të shpëtojë 43 të tjerë nga gomonia që po fundosej, ndërkohë që temperaturat janë ekstremisht të ulëta.
Gomonia me emigrantë ishte nisur nga Franca drejt Britanisë së Madhe.
Burime i thanë "The Guardian", se numri i personave që kanë humbur jetë mund të jetë më i madh.
Është ende e paqartë kombësia e personave që kanë humbur jetën.
Kujtojmë se shumë shqiptarë kanë kaluar Kanalin e Lamanshit drejt Britanisë, duke u kthyer në lajm të ditës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ditën e djeshme, kryeministri Rishi Sunak, deklaroi se qeveria ka një plan për ti ndalur gomonet dhe bëri me dije një marrëveshje me qeverinë shqiptare, për deportimin e shpejtë të azilkërkuesve që u refuzohen kërkesat.