TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një avion i forcave ajrore italiane (avioni Eurofighter F-2000A) është rrëzuar në lindje të aeroportit ushtarak, Trapani Birgi, rreth orës 18:30.
Sipas Italmilradar.it, avioni po ulej pasi po kryente një mision stërvitor mbi Sicilinë lindore.
Menjëherë pas humbjes së kontaktit me avionin, një mjet i Forcave Ajrore Italiane u ngrit për të kryer një mision kërkim-shpëtimi.
Për fat të mirë, pas kërkimeve piloti u gjet i gjallë. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.