TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Gjyqësori belg po bën atë që në pamje të parë nuk e ka bërë Parlamenti Europian,” tha kryeministri i Belgjikës, duke sulmuar Parlamentin Europian pas skandalit me Katarin. Alexander De Croo përshëndeti punën e autoriteteve belge, por tha se Parlamenti Evropian “ka shumë mjete për të rregulluar veten”.
De Cro shtoi se operacioni nuk ndodhi brenda natës, por ishte rezultat i një “përpjekjeje të gjatë dhe të plotë “për një periudhë të gjatë kohore me shumë burime.
I pyetur nga Politico nëse do të bëhen më shumë arrestime, ai tha se nuk mund të komentojë mbi një hetim në vazhdim, por se “duhet të shkojmë deri në fund, do të shkojmë deri në fund ”.
“Nëse rezulton të jetë Katari, unë mendoj se konfirmon edhe një herë se e gjithë historia e Kupës së Botës ka pasur shumë, vërtet shumë probleme të lidhura me të,” vuri në dukje ai. “ Natyrisht, gjyqësori belg po bën atë që nuk mund ta bënte vetë Parlamenti Europian,” komentoi kryeministri belg.
In his first public remarks on the Qatar scandal rocking the EU, Belgian PM Alexander De Croo said:
— POLITICOEurope (@POLITICOEurope) December 13, 2022
“Belgian justice is doing what, at first sight, the European Parliament hasn't done.”
Read his full comments on our live blog on the corruption scandal: https://t.co/YvBxjVLkdQ pic.twitter.com/3LpUB3daSt