BOTA, 13 Dhjetor 2022, 12:35

Macron: Rusia, e pabesë, po kryen krime lufte në Ukrainë

Macron: Rusia, e pabesë, po kryen krime lufte në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi vullnetin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar ukrainasit që të rezistojnë gjatë dimrit, kundër një Rusie qëllimi i së cilës është “të zhysë ukrainasit në errësirë ​​dhe të ftohtë”.

“Rusia po vepron në mënyrë të pabesë dhe po përpiqet të përhapë terror në popullatë, duke sulmuar infrastrukturën civile,” tha presidenti francez.

Emmanuel Macron vuri në dukje se bombardimi i civilëve nga Moska është një krim lufte.

Presidenti shtoi se Kremlini po sulmon infrastrukturën civile pasi trupat e tij kanë pësuar disfata në fushën e betejës.