TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përkeqësuar gjuhën sa i takon tensioneve në kufirin me Ukrainën. Ai ka thënë, se kjo luftë duket si gjenocid.
Rebelët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar trupat ukrainase prej vitit 2014, dhe tensionet janë rritur teksa Rusia ka vendosur rreth 170 mijë trupa në kufi.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden i ka treguar bisedën e fundit që pati me Putin homologut të tij ukrainas.
Ka frikë që Rusia po planifikon ta pushtojë Ukrainën, diçka që Rusia për momentin e ka mohuar.
Video-thirrja e të martës mes Bidenit dhe Putinit u pa si një përpjekje për të lehtësuar tensionet.
Washingtoni me aleatët e tij ka paralajmëruar Kremlinin për sanksione të ashpra ekonomike nëse sulmon fqinjët e saj.
“Ne po e shohim çfarë po ndodh në Donbas. Duket si gjenocid,” – u shpreh Putin.