BOTA, 24 Mars 2022, 17:20

Thirrje Putinit të ndalojë luftën në Ukrainë, Asambleja e OKB-së voton rezolutën

Thirrje Putinit të ndalojë luftën në Ukrainë, Asambleja

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë sërish një goditje diplomatike Rusisë, nëpërmjet votimit të një rezolute përmes të cilës i bën thirrje Rusisë të ndalojë luftën kundër Ukrainës.

CNN shkruan se 140 vende votuan pro thirrjes për ndalimin e luftës në Rusi, pesë kundërshtuan, ndërsa 38 vende abstenuan rezolutën e propozuar nga SHBA-të dhe gati 12 vende të tjera.

Disa javë më parë, 141 vende mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë. Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse në Ukrainë, ata “po votojnë për fundin e luftës.