BOTA, 28 Tetor 2023, 09:09

“Terroristët e Hamasit fshihen në tunele”, forcat izraelite bombardojnë 150 objektive nëntokësore

“Terroristët e Hamasit fshihen në tunele”, forcat

Forcat izraelite thanë se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ka goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Izraeli tha gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit – i quajtur Asem Abu Rakaba – është vrarë. Izraeli tha se ai kishte qenë drejtpërdrejt përgjegjës për aftësitë ajrore të Hamasit, duke përfshirë dronët e përdorur në sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael.

Shkatërrimi në terren është i madh në disa zona dhe numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi është rritur në mbi 7,000 – rreth gjysma e tyre thuhet se janë fëmijë.