TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka reaguar me akuza ndaj Izraelit. Ai i ka cilësuar sulmet në Rripin e Gazës si “krime kundër njerëzimit”.
Gjithashtu është shprehur se e drejta ndërkombëtare është shkelur. Ministri i Jashtëm turk nuk i ka kursyer as kritikat ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se ata kanë qëndruar të heshtur përballë mizorive të Izraelit.
“Ata qëndruan të heshtur përballë mizorive të Izraelit dhe janë bashkëpunëtor në këtë operacion”, është shprehur ndër të tjera Fidan.