TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vrasjes së gruas, vajzës dhe të birit në sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, gazetari palestinez Wael al-Dahdouh ka vazhduar të raportojë për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë.
“Kjo kurrë nuk do të heshtë zërat tonë. Gazetaria është misioni ynë i shenjtë”, tha al-Dahdouh.
Të mërkurën në mbrëmje, gruaja, vajza dhe djali i al-Dahdouh, nipi dhe tetë kushërinj u vranë në sulmet ajrore izraelite, ku një bombë goditi shtëpinë brenda të cilës ishin strehuar në Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, pasi ishin zhvendosur nga prona e tyre.
“Izraeli shënjestron civilët dhe po kryen masakra mbi familjet. Është pjesë e asaj që familjet palestineze po kalojnë çdo ditë në Gazë”, tha al-Dahdouh.
Televizioni Al Jazeera kishte transmetuar videon e gazetarit duke mbajtur në kraharor trupin e pajetë të bijës së tij, e kufomën e të birit e vëzhgon duke qëndruar shtrirë në dyshemenë e spitalit.
Izraeli ka filluar sulmet hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës, pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm në territorin e Izraelit më 7 tetor.
Nga fillimi i këtyre bombardimeve janë vrarë 6.546 palestinezë, kurse 2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, barna e derivate.