BOTA, 27 Tetor 2023, 15:56

Rrethimi nga Izraeli në Rripin e Gazës, OKB paralajmëron rritjen e numrit të viktimave

Rrethimi nga Izraeli në Rripin e Gazës, OKB paralajmëron rritjen

Numri i viktimave pritet të rritet për shkak të rrethimit total të vendosur në Rripin e Gazës nga Izraeli, paralajmëroi sot kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), duke bërë thirrje për ndihmë të konsiderueshme dhe të vazhdueshme”.

“Ndërsa ne flasim, njerëzit po vdesin në Gaza, jo vetëm për shkak të bombave dhe shumë të tjerë do të vdesin së shpejti për shkak të efekteve të rrethimit që është vendosur në enklavën e vogël që nga 7 tetori, tha Filipe Lazzarini në një  konferencë për shtyp në Jerusalem.

“Shërbimet thelbësore po shemben, furnizimet me ilaçe, ushqime dhe ujë po mbarojnë, ujërat e zeza kanë filluar të vërshojnë  në rrugët e Gazës,” tha ai. Karvani u ndihmave humanitare që kanë hyrë në territorin palestinez që nga 21 tetori janë kryesisht të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e popullsisë, tha zyrtari.

“Sistemi aktual është i destinuar të dështojë. Ajo që na nevojitet është ndihma e konsiderueshme dhe e vazhdueshme, kemi nevojë për një armëpushim humanitar në mënyrë që ndihma të arrijë tek ata që kanë nevojë”, theksoi ai.