TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia do të rimarrë zonat e Ukrainës nga të cilat po tërhiqet aktualisht.
Në një deklaratë për mediat, Peskov tha se territoret “do të jenë me Rusinë përgjithmonë, ato do të rimerren”. Javën e kaluar Rusia aneksoi katër provinca ukrainase pas të ashtuquajturave referendume, që u dënuan nga liderët botërorë.
Ukraina nga ana tjetër deklaron se ka bërë përparime të mëdha në rajonet që Rusia i ka shpallur të aneksuara. Forcat e saj po shtyjnë në jug përgjatë bregut perëndimor të lumit Dniepro dhe thuhet se po konsolidojnë përparimin e tyre në veri-lindje.
Ukraina thotë se rimori një fshat kyç në rajonin Kherson, me forcat e saj që ngritën flamurin kombëtar në festim.
Në hartë tregohen rajonet lindore dhe jugore, të pretenduara nga Rusia në referendumet e diskutueshme, dhe ku janë përqendruar luftimet më të ashpra.