TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident i armatosur brenda shkollës së mesme "Wilmer Hutchins High School" ka tronditur qytetin e Dallasit paraditen e së hënës, kur një student 17-vjeçar qëlloi me armë zjarri një shok klase rreth orës 10:30 me orën lokale.
Sipas autoriteteve, i dyshuari, gjithashtu 17 vjeç, u përball fillimisht me një mësuese të paarmatosur, e cila e urdhëroi të largohej nga shkolla dhe të mos rrezikonte nxënës të tjerë. Pak më vonë, policia e Dallasit e gjeti adoleshentin pranë fushës së futbollit me një armë të fshehur dhe ai u vetëdorëzua pa rezistencë.
Protokollet e sigurisë u aktivizuan menjëherë, me evakuimin e nxënësve dhe vendosjen e një perimetri sigurie rreth shkollës. Prindërit dhe publiku u kërkuan të qëndrojnë larg zonës deri në stabilizimin e situatës.
Burime nga policia, që folën për CBS News Texas, konfirmuan se një nxënës tjetër ishte qëlluar me armë dhe është jashtë rrezikut për jetën. FOX 4 raportoi se viktima – gjithashtu 17 vjeç – është plagosur në pjesën e poshtme të këmbës.
Ngjarja ndodhi pak para orës 13:10, ndërsa dëshmitarët raportuan për të shtëna dhe panik. Antonda Jankson, një studente e shkollës, tha se dëgjoi rreth tetë të shtëna dhe britma nga brenda ndërtesës. “Më pas pamë nxënës që po dilnin me vrap,” tha ajo.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë ambulanca dhe makina patrullimi në oborrin e shkollës, ndërsa dhjetëra nxënës janë parë duke ecur drejt fushës së sportit për t’u larguar nga rreziku.
Një prind i shqetësuar deklaroi për mediat: “Unë vetëm dua që fëmija im të jetë i sigurt. Fëmija i kujtdo, me të vërtetë.”
Hetimet për incidentin janë ende në zhvillim, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.