BOTA, 15 Prill 2025, 19:55

Plani amerikan i paqes, Zelensky i përgjigjet Witkoff: Territoret tona janë vija e kuqe

Plani amerikan i paqes, Zelensky i përgjigjet Witkoff: Territoret tona

“Të gjitha territoret i përkasin shtetit unitar të Ukrainës”, kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke iu përgjigjur të dërguarit amerikan Steve Witkoff i cili i tha në Fox News se një marrëveshje e mundshme paqeje me Rusinë do të përfshinte çështjen e “pesë territoreve”, Zelensky u shpreh se vetëm populli ukrainas mund të flasë për territoret e shtetit tonë”.

“Dhe ju e dini se për ne këto janë vija të kuqe: të njohim çdo territor të pushtuar përkohësisht si jo ukrainas, por si rus”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cituar nga mediat ukrainase.