BOTA, 15 Prill 2025, 20:51

Forcat izraelite sulmojnë spitalin e Gazës, një i vdekur dhe nëntë të plagosur

Forcat izraelite sulmojnë spitalin e Gazës, një i vdekur dhe

Një sulm ajror izraelit goditi sot portën veriore të një spitali fushor në Rripin e Gazës – duke shkaktuar vdekjen e një mjeku dhe plagosur nëntë persona të tjerë, tha një zëdhënës i spitalit, sipas AP.

Sulmi goditi spitalin fushor të Kuvajtit në zonën Muwasi, ku qindra mijëra banorë kanë kërkuar strehim në kampet e përhapura me tenda.

“Të plagosurit ishin të gjithë pacientë dhe mjekë, dhe dy nga pacientët ishin në gjendje kritike pas sulmit”, tha Saber Mohammed, një zëdhënës i spitalit.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

Një zëdhënës i Hamasit tha sot se sulmet kishin bërë që – ata të humbisnin kontaktin me njësinë që ruante pengun izraelito-amerikan Edan Alexander.

Hamasi publikoi një video të ushtarit 21-vjeçar disa ditë më parë, me gjasë duke folur nën presion.

Hamasi tha se një sulm i drejtpërdrejtë kishte goditur vendin ku po mbahej Alexander.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti kundërshtimin e tij ndaj shtetësisë palestineze gjatë një bisede telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili tha se Franca synonte të njihte shtetin palestinez, këtë vit.

Netanyahu viziton Gazën

Gjatë bisedës me Macron, Netanyahu tha se krijimi i një shteti palestinez do të ishte “një shpërblim i madh për terrorizmin” dhe se do të rezultonte në një entitet të drejtuar nga militantët – vetëm disa kilometra larg qyteteve izraelite.

Në deklaratën e tij të postuar në X, Macron bëri thirrje për një armëpushim tjetër, lirimin e pengjeve dhe rifillimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Gazë – të cilën Izraeli e ka bllokuar për më shumë se një muaj. Ai nuk përmendi njohjen e një shteti palestinez.

Macron, tha javën e kaluar se Franca duhet të synonte njohjen e shtetit palestinez deri në qershor – kur ajo bashkohet me Arabinë Saudite në organizimin e një konference ndërkombëtare për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete.

Më vonë, Zyra e Netanyahut tha se kryeministri izraelit kishte vizituar Gazën veriore. Ai ka hyrë në Gaza disa herë gjatë luftës.