BOTA, 15 Prill 2025, 20:25

Von der Leyen: Armët amerikane, të cilat mund të çaktivizohen teknikisht nga Uashingtoni, mund të blihen ende

Von der Leyen: Armët amerikane, të cilat mund të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk ka shprehur asnjë kundërshtim thelbësor për blerjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht ndryshimit të politikës nën drejtimin e presidentit Donald Trump, sipas “Die Zeit”.

Von der Leyen tha se armët amerikane, të cilat mund të çaktivizohen teknikisht nga Uashingtoni, mund të blihen ende.

“Personalisht, mbështes rritjen e prodhimit brenda Evropës”, tha Von der Leyen.

“Aktualisht, pjesa më e madhe e materialit ushtarak të blerë nga vendet anëtare të BE-së vjen nga jashtë Evropës”, tha ajo.

“Kjo situatë, rezulton edhe në krijimin e vendeve të mira të punës, kërkimit dhe zhvillimit në ato rajone”, shtoi Von der Leyen.

“Dëshira ime është që në të ardhmen të ketë më shumë prodhime brenda Evropës, e cila mund të përfshijë kompanitë amerikane që zhvillohen dhe prodhojnë në Evropë”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

BE planifikon të riarmatoset ndjeshëm, me marrëveshjet e fundit nga udhëheqësit për masa të ndryshme të propozuara nga Komisioni Evropian.

Këto masa përfshijnë kredi të BE-së në shumën 150 miliardë euro (169 miliardë dollarë) dhe një përjashtim për shpenzimet e mbrojtjes nga rregullat e borxhit të BE-së.

Gjatë katër viteve të ardhshme, një total prej 800 miliardë eurosh do të mobilizohen.