BOTA, 12 Dhjetor 2022, 15:25

Të shtëna me armë brenda hotelit në Afganistan, tre të vrarë

Të shtëna me armë brenda hotelit në Afganistan, tre të

Të paktën tre persona u vranë në Afganistan sot, pasi persona të armatosur hapën zjarr brenda një hoteli në qendër të Kabulit, i cili frekuentohej nga kinezët tha një zëdhënës i talibanëve afganë.

Të vdekurit janë nga grupi i autorëve.

Asnjë mysafir i hotelit nuk është vrarë, megjithëse dy prej tyre janë plagosur në momentin që tentuan të arratiseshin, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Banorët e zonës raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë, të ndjekur nga të shtëna me armë zjarri.