TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se vendi po rrit prodhimin e armëve të gjeneratës së re për të mbrojtur veten nga armiqtë në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe Australis, sipas Reuters.
Medvedev tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se vendi po rrit prodhimin e armëve më të fuqishme shkatërruese, ndërsa shtoi se “armiqtë e vendit nuk ndodhen vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë, Amerikën e Veriut, Japoni, Australi, Zelandën e Re dhe një numër vendesh të tjera që u zotuan për besnikëri ndaj nazistëve.”
Megjithatë Medvedev, i cili shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë nuk dha detaje për armët që po përgatiten nga rusët.